Aeg-Electrolux B5705-5-M Manual de usuario Pagina 4

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 28
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 3
Lidhja Elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e klasifikimit të përkojnë me ato të rrjetit
tuaj elektrik shtëpiak.
Informacioni mbi voltazhin gjendet në pllakën e specifikimeve.
Përdorni gjithmonë një prizë që ofron mbrojtje ndaj goditjeve elektrike, të instaluar si
duhet.
Mos përdorni spina me shumë hyrje, kolektorë dhe kabllo zgjatuese. Ka rrezik zjarri.
Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon elektrike. Lidhuni me qendrën e shërbimit.
Bëni kujdes të mos shtypni ose dëmtoni spinën (nëse ka të tillë) dhe kabllon elektrike
mbrapa pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
Tërhiqni gjithmonë nga spina – nëse ka të tillë.
Përdorimi
Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për përdorim
tregtar dhe industrial.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime gatimi shtëpiak. Kjo bëhet për të shmangur
lëndimet fizike ndaj personit ose dëmtimet në pronë.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose mbështetëse.
Pjesa e brendshme e pajisjes dhe aksesorët e saj nxehen gjatë përdorimit. Ka rrezik
djegieje. Përdorni doreza mbrojtëse kur vendosni ose hiqni aksesorë ose enë gatimi.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni aksesorët, për të shmangur dëmtime të mundshme
të smaltit të furrës.
Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur hapni derën ndërsa pajisja është në punë. Mund
të dalë avull i nxehtë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
Për të parandaluar dëmtime ose çngjyrime të smaltit:
mos vendosni asnjë objekt drejtpërdrejt mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos e
mbuloni me letër varaku (alumini);
mos hidhni ujë të nxehtë direkt në pajisje;
mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon mbi funksionimin e pajisjes
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Gatuani gjithmonë me derën e pajisjes të mbyllur edhe kur piqni në skarë.
Kujdesi dhe pastrimi
Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni dhe shkëputeni nga rrjeti elektrik.
Para se ta mirëmbani, sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje. Ka rrezik
që panelet e xhamit të thyhen.
Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë. Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të tjera
mund të shkaktojë zjarr.
Pastrimi i rregullt parandalon prishjen e materialit të sipërfaqes
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për kekët shumë të lëngshëm për të parandaluar
që lëngjet e frutave të lënë njolla që mund të mos hiqen më.
Për sigurinë tuaj personale dhe të pronës suaj, pastrojeni pajisjen vetëm me ujë dhe
sapun. Mos përdorni produkte të ndezshme ose produkte që mund të shkaktojnë
gërryerje.
4
Të dhëna për sigurinë
Vista de pagina 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 27 28

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios