Aeg-Electrolux B5705-5-M Manual de usuario Pagina 3

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 28
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 2
Gjithmonë mbajini këto udhëzime me pajisjen edhe nëse e lëvizni apo e shisni.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse instalimi ose përdorimi i pasaktë shkakton dëme.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi
të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes
dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes
ose lëndimeve fizike.
Mbajini fëmijët dhe kafshët larg pajisjes gjatë kohës që dera e saj është e hapur ose
pajisja është në funksionim. Ekziston rreziku i lëndimeve fizike ose gjymtimeve të
përhershme.
Pajisja ka një funksion bllokimi për fëmijët ose bllokim të butonave; përdoreni. Ky
funksion nuk lejon që fëmijët dhe kafshët ta vënë pajisjen në punë pa dashur.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni të dhënat e kësaj pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit
të pajisjes.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Pajisjen fikeni pas çdo përdorimi.
Instalimi
Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta instalojë dhe ta lidhë pajisjen në rrjet.
Lidhuni me një qendër shërbimi të miratuar. Kjo do të parandalojë rrezikun e
dëmtimeve në strukturë ose lëndimet fizike.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar nga transporti. Mos e lidhni pajisjen në rrjet,
po të jetë dëmtuar. Nëse është e nevojshme, lidhuni me shitësin.
Hiqni çdo material ambalazhimi, adezivë dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë. Mos e hiqni pllakën e specifikimeve. Kjo gjë mund të shfuqizojë
garancinë.
Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rrjeti elektrik gjatë instalimit.
Bëni kujdes kur lëvizni pajisjen. Pajisja është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos e ngrini pajisjen nga doreza.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen
nga korrenti në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
Duhet të dispononi mjetet e duhura izoluese: çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të humbjeve në neutral dhe kontaktorë.
Përpara instalimit, sigurohuni që mobilia e kuzhinës të ketë përmasat e duhura të zgavrës.
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar nën dhe pranë strukturave të sigurta.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
Pajisja nuk mund të vendoset mbi një bazament.
Furrat e integruara dhe sipërfaqet e gatimit të integruara janë të pajisur me sistem
lidhjesh të posaçëm. Për të parandaluar dëmtimet ndaj pajisjes, kombinoni vetëm
pajisje nga i njëjti prodhues.
Të dhëna për sigurinë
3
Vista de pagina 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 27 28

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios